Batatina: Fitues s’janë ata njerëz që nuk dështojnë asnjëherë por ata të cilët nuk dorëzohen kurrë

10 shkurt 2024 | 17:08

Llapi ka shënuar fitore në udhëtim te Drita, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas fitores është deklaruar trajneri Tahir Batatina, i cili theksoi se ‘fitues s’janë ata njerëz që nuk dështojnë asnjëherë por ata të cilët nuk dorëzohen kurrë’.

“Urime fitoren Presidentit z. Beqir Batatina, kryesisë së klubit dhe gjithë tifozëve llapjanë “Legjendat”. Padyshim një urim special futbollistëve të cilët janë më meritorët dhe gjithë stafit të skuadrës”, shkroi Batatina në rrjetin social në Facebook.

Llapi pas fitores kalon në vendin e dytë me 37 pikë, pas 19 ndeshjeve, teksa Drita në pozitën e tretë me 34 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka arritur që të marrë një fitore 2-0…