Batatina pas humbjes nga Drita: Kampionati është i gjatë

22 tetor 2023 | 15:51

Llapi është mposhtur nga Drita para adhuruesve të vet me rezultat minimal 1-0.

Një gol i vonshëm i Almir Ajzerajt ka bërë që skuadra gjilanase t’i marrë tre pikët nga kjo ndeshje derbi.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se nuk i shfrytëzuan rastet dhe kjo i kushtoi me humbje të ndeshjes.

“Në pjesën e parë nuk i kemi shfrytëzuar rastet. Kur nuk i shfrytëzon rastet, vjen deri te pësimi. Në çdo aspekt kemi dominuar në të dy pjesët. Na kushtoi një pakujdesi. Ndoshta portieri ka mundur ta kapte topin”.

“Pritej momenti për të dhënë golin dhe të fitojmë ndeshjen. Por në derbi vendosin detajet. Djemtë e kanë dhënë maksimumin”, ka thënë Batatina.

Batatina u ankua edhe për ndarjen e drejtësisë, duke thënë se futbollistët e tij po ndëshkohen shumë lehtë, teksa ka theksuar se ende është herët dhe gjatë rrugës do të gabojnë edhe Drita e Ballkani.

“Llapit shumë lehtë po iu jepen kartonët. Skuadrës kundërshtare asnjë karton i vetëm, por kjo është përgjegjësi e arbitrit. Një detaj ka vendosur ndeshjen”.

“Ne do të mendojmë për ndeshjen e radhës. Edhe Drita ka skuadër të mirë. Ne e kemi bërë maksimumin. Nuk arritëm t’i fitojmë tri pikët”.

“Kampion bëhesh kur u mposht skuadrat më poshtë në tabelë. Rrugëtimi është i gjatë. Do të gabojnë edhe Drita edhe Llapi edhe Ballkani. Sot është dashur të fitohet ndeshja. E kemi ditur se Drita luan kështu, pa vizion të qartë”, tha Batatina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan ka reaguar lidhur me…