Batatina thotë se Llapi është për titull, ankohet në ndarjen e drejtësisë

25 shkurt 2024 | 16:05

Llapi nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballje me Prishtinën 0-0.

Përkundër se fitorja do t’i ngrite në krye të tabelës, llapjanët nuk ishin në ditën e tyre më të irë dhe nuk ia dolën të thyenin mbrojtjen e kryeqytetasve.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë e rëndësishme ishte se nuk humbën, por ai kishte kritika edhe në ndarjen e drejtësisë, ku pretendoi për një penallti në fund tëndeshjes.

“Llapi nuk humbi dhe kjo është e rëndësishme. Por jemi përgatitur për të fituar. Dhamë gjithçka nga vetja. Luajtëm mirë taktikisht. Jemi në garë për titull dhe do luftojmë deri në fund. Gjyqtari dha kartonë të lehtë në fillim dhe kjo ndikoi që djemtë të luajnë të rezervuar. I njëjti gjyqtar ka qenë ndaj Lirisë kur lojtarët e Llapit u ndëshkuan me dy kartonë të kuq. Penallti në fund kishte, kontakti ka ekzistuar”, ka thënë Batatina.

Krejt në fund tekniku llapjan shtoi se kanë kohë dhe potencial për të luftuar deri në fund për titullin kampion.

“Prishtina nuk tregoi futboll. Po vinë të na shesin mend, por nuk po tregojnë futboll. Sot i humbëm dy pikë, ka ndeshje dhe këto pikë do t’i rikuperojmë në udhëtim. Lufta është e ashpër, diferenca është një pikë. Kemi kohë dhe potencial për të luftuar deri në fund për titull të kampionit”, ka shtuar tekniku llapjan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti,…