Batatina tregon pse Llapi pësoi humbje nga Drita

11 prill 2021 | 17:40

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas humbjes nga Drita (2-4) ka thënë se skuadra e tij luajti mirë aq sa ishte e freskët.

“Mendoj që e kemi parë një Llap në pjesën e parë krejt ndryshe. Sa ishim të freskët bëmë maksimumin, shënuam dy gola dhe rrezikuam Dritën. E kemi ditur se do të jetë vështirë, pasi fokusi ishte te ndeshja me Prishtinën. Në pjesën e parë u vërejt që Llapi ka potencial. Mungoi Benjamin Emini për shkak të lëndimit. U detyruam të bëjmë disa ndryshime. Ky është futbolli. Drita bëri zëvendësime, Kastriot Rexha kur u fut në lojë bëri diferencën. Ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka thënë Batatina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme është mbajtur një protestë në Thirrë…