Baton Haxhiu: Nëse dikush i ka shërbyer dreqit pas luftës, ajo është gazeta Bota Sot

06 mars 2024 | 22:31

Baton Haxhiu, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për mënyrën sesi janë trajtuar njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas luftës.

Ai ka thënë se “propagandën e  ka bërë”, gazeta “Bota Sot”.

Haxhiu thotë se kjo gazetë “i ka shërbyer dreqit”, duke thënë se ka përbuzur njerëzit e luftës.

“Nuk ka përlymje, pështymje dhe përbuzje deri në poshtërim që çdo  segmenti i UÇK-së që nuk është fy ose nuk është projektu një rrëfim të keq për ta më shumë se sa kjo gazetë”.

“Nëse ka diçka anti-kombëtare, nëse ka diçka që i ka shërby dreqit, nëse ka diçka që ka qenë shkatërruese e moralit është Bota Sot”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, deklaroi në Pressing…