Bayerni, 80 milionë euro për yllin e Juves

29 maj 2019 | 19:07

Revolucioni te Bayern Munchen ka nisur tashmë me dy largimet e Riberysë dhe Robbenit. “Bavarezët” deri tashmë kanë blerë Pavardin dhe Hernandezin duke nisur rimëkëmbjen nga mbrojtja.

Po nuk ndalen gjermanët, pasi duan të bëjnë një goditje të bujshme në sulm. “Corriere Dello sport”, bën me dije se Bayerni është gati të japë 80 milionë euro për Paulo Dybalën.

“Bavarezët” kërkojnë dhe Sanen nga City, por kanë nisur të pëlqejnë dhe Rodrin e Atleticos.

Argjentinasi Dybala, ka shprehur dëshirën për të qëndruar, por nuk dihet vullneti i drejtuesve që presin trajnerin e ri, për të formuar skuadrën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim…