Bayerni dhe Barcelona e dëshirojnë, kjo është përgjigjja nga Mane

11 maj 2022 | 14:27

Sadio Mane është një nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit teksa këtë sezon ka arritur të shënojë 22 gola në të gjitha garat. Sulmuesi nga Senegali ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2023, por akoma nuk flitet për rinovim. Lojtari nuk ka ndërmend të lëvizë nga Liverpooli, edhe pse Bayern Munchen dhe Barcelona kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

“Jam shumë i lumtur te Liverpooli, mendoj se do të jem edhe më shumë i lumtur kur të fitojmë trofetë për të cilët po garojmë. Po përpiqem të shijoj çdo moment këtu duke ndihmuar shokët e ekipit. Dua t’i falënderoj, pasi ata po m’i bëjnë gjërat më të thjeshta. Jam me të vërtetë shumë i lumtur tek ky ekip. Unë nuk jam asgjë pa shokët e ekipit”, ka thënë Mane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndër investimet më të mëdha të qeverisë amerikane në…