Bayerni e fiton derbin e titullit ndaj Leipzigut

03 prill 2021 | 20:42

Bayern Munich e ka mundur 1:0 RB Leipzigun, në një duel të drejtpërdrejt për titull në Bundesligë, duke bërë hap të madh drejt mbrojtjes së titullit.

Leon Goretzka e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për kampionin në fuqi kundër sfiduesit të shtunën në Red Bull Arena.

Mesfushori gjerman shënoi në minutën e 38-të kur u shërbye për mrekulli nga Thomas Muller. Kjo ishe fitorja e pestë radhazi për bavarezët që prej humbjes tronditëse kundër Eintracht Frankfurt.

Dhe ajo nënkupton se Bayerni tani mbledh 64 pikë pas 27 ndeshjeve në krye të tabelës, duke e lënë Leipzigun me 57 pikë në vendin e dytë. Në xhiron e ardhshme, Bayerni e pret Union Berlinin, ndërsa Leipzig e viziton Werder Bremenin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fjalimit që mbajti në Kuvend, kryetari i PDK-së, Enver…