Bayerni e gjënë në Itali zëvendësuesin e Comanit
Anësori Kingsley Coman mund të largohet nga Bayern Munchen. Skuadra gjermane nuk dëshiron të humbasë kohë dhe po mendon që tani për zëvendësuesin e tij.
I pari në listë është kampioni i Evropës me Italinë dhe ylli i Juventusit, Federico Chiesa. Anësori i majtë shihet si lojtari i vetëm që mund të plotësojë boshllëkun që do të lërë Koman.
Kualitetet e italianit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga “bavarezët” që edhe më herët kanë shfaqur interes për të. Karl-Heinz Rummenigge është shprehur se pëlqente shumë stilin e lojës së 24-vjeçarit i cili në “Transfermarkt” vlerësohet 70 milionë euro.
Por, ashtu siç pretendon Bayerni për Comanin, edhe bardhezinjtë nuk do ta lejojnë Chiesën të largohet pa 90-100 milionë euro. Para që gjermanët i kanë nëse do të shisnin francezin.




