Bayerni heq dorë nga Ronaldo, kjo është arsyeja

07 korrik 2022 | 12:00

Oliver Kahn i ka mbyllur dyert Cristiano Ronaldos te Bayern Munchen, teksa thekson se nuk është në filozofinë e tyre të bëjnë “çmenduri”, për më tepër për një lojtar që i ka mbushur 35-vjeç.

“E vlerësoj Ronaldon si një nga më të mëdhenjtë, por një lëvizje në këtë drejtim nuk do të ishte pjesë e filozofisë sonë. Ne kemi një filozofi solide, që është të kërkojmë lojtarë të fortë, po, por pa shpenzime të çmendura, sidomos për një lojtar mbi 35 vjeç”, ka deklaruar kryetari i Bordit Drejtues të Bayernit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur…