Bayerni mendon për rikthimin e Zirkzees

06 mars 2024 | 16:23

Bayern Munchen po mendon të rikthejë në shtëpi Joshua Zirkzee dhe kjo gjë mund të realizohet vetëm për shifrën e 20 milionë eurove.

“Bild” raporton se Bayern është mahnitur nga performanca e sulmuesit aktual të Bologna, dhe kështu do të dëshironte ta transferonte përsëri.

Holandezi ka pasur një sezon fantastik me Bologna, por jo vetëm individual, por edhe ekipor. Për Zirkzee ka interes gjithashtu nga Napoli, Milan dhe Juventus.

Në 50 ndeshje të luajtura për Bologna, Joshua Zirkzee ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 8 herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori…