Bayerni mposhti Hoffenheimin

18 janar 2019 | 22:54

Bayern Munchen e ka nisur me fitore etapën e dytë të kampionatit gjerman.

Djemtë e Niko Kovaq mundën në “Allianz Arena” Hoffenhemin me rezultatin 3-1. Me këtë fitore, bavarezët qëndrojnë tre pikë larg kryesuesve të Borusias së Dortmundit, që nesër kanë një test tejet të vështirë në transfertë përballë Leipzingut.

Leon Gorecka ishte padyshim lojtari më i mirë i takimit, teksa shënoi dy gola, në minutën e 34’ dhe 46’-të pjesës së parë. Hosfenhajmi ngushtoi shifrat në 2-1 me anë të Shulc, por Lewandowski vulosi fitoren e  Bayernit në minutën e 87-të, duke shënuar golin e tretë për kampionët e Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jakup Krasniqi Duke lexuar portalet tona, sidomos deklaratat e përfaqësuesve…