Bayerni planifikon rikthimin e Guardiolës

13 nëntor 2019 | 14:45

Kampionia e Gjermanisë, Bayern Munchen vazhdon të jetë në kërkim të trajnerit të ri, pasi pak kohë më parë e shkarkoi Niko Kovaqin.

“Bild” ka raportuar të mërkurën se Bayerni po planifikon rikthimin e Pep Guardiolës, i cili aktualisht e drejton skuadrën e Manchester Cityt.

Tekniku spanjoll mund të largohet nga klubi anglez në fund të sezonit dhe rikthimi në Bayern duket i mundshëm. Në opsion të gjigantëve gjerman janë edhe Mauricio Pochettino, Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, i ka shprehur ngushëllime familjes…