Bayerni rimerr vendim e parë

27 nëntor 2021 | 21:03

Borussia Dortmund ka festuar vetëm pak orë, pasi Bayern Munchen ka triumfuar me rezultatin 1-0 kundër Arminia Bielefeld dhe me tre pikët e marra kryeson kampionatin me një pikë më shumë.

“Bavarezët” e kanë dominuar totalisht këtë duel, por goli i epërsisë që ishte edhe i fitores ka ardhur shumë vonë.

Leroy Sane e ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 71-të, pas një pasimi të Thomas Muller. Vetëm 1-0 për Bayernin, që e tentoi portën e skuadrës mike 23 herë në 90 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e përkohshme për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova…