BDI ME UDHËHEQËS ALI AHMETIN ËSHTË PARTI STABILE DHE ME NDIKIM

01 tetor 2022 | 12:57

Ismet Sylejmani

Partia më e madhe politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI!

Ëndrra e madhe politike kombëtare e patriotëve dhe veprimtarëve të mëdhenj të Atdheut, që në truallin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të veprojë një subjekt politik i madh e i rëndësishëm, që mbronë me kompetencë e me profesionalizëm, që udheheqë dhe që drejton me sukses të madh e fitore të njëpasnjëshme popullin shqiptar, jo vetëm është bërë realitet, por edhe është dëshmi se kur në udhëheqje ka bijë të devotshëm, largëpamës e mendjendritur, realiteti bëhet i prekshëm dhe korren frytet e punës dhe djersës, gjakut të derdhur e perpekjeve të liridashësve e liribërësve të mëdhenj idealistë, të cilët mbi gjithëçka të tyre, kanë pasur dhe e kanë Popullin, Atdheun dhe Kombin!

Republika e Maqedonisë së Veriut, nën udhëheqjen e Udhëheqësit të popullit shqiptar, Themeluesit dhe Kryetarit historik e legjendarë të BDI-së Ali Ahmeti, ka shënuar e po shenon suksese të mëdha në konsolidimin e saj shtetërorë, si brenda ashtu edhe në arenen ndërkombëtare!

Me BDI-në dhe me Ali Ahmetin, por edhe me tërë korpusin e madh njerëzor, intelektual, profesional e koshient që ka kjo parti politike shqiptare brenda saj, Republika e Maqedonisë së Veriut, është në duar të sigurta të elitës politike udhëheqëse shteterore shqiptare!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, por edhe organizmi më i madh ushtarak i planetit NATO, te partia politike shqiptare BDI e te shefi i saj Ali Ahmeti, kanë gjetur partnerin e tyre të madh e besnik, ku dashuria për demokracinë euroatlantike, është konstante dhe vendosmeria për të ecur pagabueshëm dhe në unison me konceptin dhe frymen euroatlantike, është vendim kategorik dhe i padiskutueshëm, rrugë e pakthim!

Pas UÇK-së, BDI-ja, popullin shqiptar e ka bërë zot të fateve të veta në Maqedoninë e Veriut dhe pjesmarrës aktiv në drejtimin e shtetit dhe në mbarvajtjen e jetës shtetërore në të gjitha sferat dhe me të gjitha potencialet, në tërë zingjirin ligjzbatues!

BDI është parti politike shqiptare simbol, me dëshmi e argumente të mëdha se politika nuk është e thatë dhe pa brum kombëtar, por edhe me tregues të qartë se politika nuk është e nuk duhet te jetë ekscesive dhe ekstreme nacionaliste, e të shkojë në dëm të aspiratave kombëtare, por të jetë në akord të plotë me aspiratat eurotalantike!

BDI ka dhënë prova të qarta se është një parti politike shqiptare e fortë, me unitet e me lidership të aftë, pavarësisht turbulencave të montuara nga ish-pushtuesit dhe nga kundershtarët politik, me ndikim dhe orientim serbo-rus, ka ditur dhe mundet të përballojë me sukses të papriturat që i vijnë nga armiqt e popullit shqiptar dhe do të dijë të marshojë fitimtare në beteja të reja dhe të vazhdojë me suksese të platformës kombëtare dhe të kursit demokratik euroatlantik!

BDI me Udhëheqës Ali Ahmetin, po dëshmon se është parti e madhe politike shqiptare, me ndikim të madh dhe serioz e vendimtarë, jo vetëm në jetën politike e shtetëre në Maqedoninë e Veriut, por edhe në tërë hapsirën shqiptare, madje edhe në rajon dhe më gjerë!

Prishtinë, 1 Tetor 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i moshuar, rreth 80 vjeçar, është goditur nga vetura…