BE-ja: Çështja e noterëve të rinj t’i lihet Qeverisë së re të Kosovës

14 tetor 2019 | 13:05

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga institucionet në largim të Kosovës që të mos marrin vendim për përzgjedhjen dhe emërimin e noterëve të rinj, pasi sipas BE-së, kjo duhet t’i lihet Qeverisë së re të Kosovës.

“U bëjmë thirrje autoriteteve në largim të Kosovës që të përmbahen nga çdo emërim i ri i noterëve sepse ne besojmë fuqishëm se ky vendim duhet t’i lihet qeverisë së re”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

Zyra e BE-së në Prishtinë kërkon që procesi i përzgjedhjes së noterëve të rinj të bëhet në përputhje me ligjet në fuqi, me qëllim që të shmangen parregullsitë.

“Procesi i përzgjedhjes të noterëve është thelbësor për të nxitur besimin e shoqërisë ndaj personave që kanë këtë rol me përgjegjësi”, thuhet në reagim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte zhvillohet ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian në mes Kosovës…