BE-ja dhe Gjermania mbështesin transportin e gjelbër në Tiranë me 81.2 milionë euro investime

07 mars 2024 | 08:37

U prezantua të mërkurën projekti “Transporti i Gjelbër Tiranë”, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit publik në kryeqytetin shqiptar.

Financuar nga Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Bashkia e Tiranës, ky projekt synon zhvillimin, zbatimin dhe vënien në funksionim të sistemit të parë elektrik të transportit të shpejtë të autobusëve në Tiranë, i njohur si “e-BRT”, në tre nga linjat kryesore të transportit në Tiranë: Unaza, Tirana e Re dhe Kombinat-Kinostudio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Yanis Varoufakis ATHINË – Nga të gjithë politikanët evropianë…