BE-ja dhe UNDP-ja ndihmojnë 7 500 familje të varfra

24 maj 2021 | 16:44

Bashkimi Evropian (BE) dhe UNDP-ja për gjashtë muaj do të ndihmojnë 7 500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme me kuponë për ushqim, produkte higjienike dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.

Me këtë rast, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, ka deklaruar se pandemia ka lënë pasoja sidomos te personat që po përballen me varfëri të skajshme.

Ai ka premtuar mbështetje për tejkalimin e vështirësive. “Kam kënaqësi të jem këtu sot që tu ndihmojmë atyre personave më të cenueshëm që vuajnë nga pasojat e pandemisë. Pandemia ka rritur hendekun mes personave që kanë dhe atyre që nuk kanë. Përtej varfërisë personave me aftësi të kufizuar i është vështirësuar jeta. BE është këtu për ndihmuar e për të sjellë vaksina përveç tyre edhe ndihma humanitare”, është shprehur ai.

Më tutje, ai ka treguar se si pjesë e projektit është edhe angazhimi i 40 punëtorëve socialë të cilët do tu dalin në ndihmë Qendrave Sociale në Kosovë. “Sot dorëzojmë një ndihmë ekonomike për familje në varfëri për 7 500 familje me kuponë mujor për ushqime dhe për produkte higjienike. Rezultati i dytë është grupi prej 40 personave që do të punojnë në Qendrat për asistencë sociale. Kjo skemë shërben edhe për përgatitjen e punëtorëve social pas përfundimit të studimeve. Jam i sigurt që këto kanë me dhënë rezultat. Falënderoj UNDP e të tjetër. Theksoj nevojën e solidaritetit më këto kohë”, ka deklaruar Szunyog.

Ndërsa Maria Suolko nga UNDP-ja, ka deklaruar se pandemia ka vënë në pah mungesat në strukturat institucionale si dhe ka thelluar pabarazinë. “Edhe pse pandemia ka filluar me emergjencë shëndetësore la pasoja të gjëra edhe ekonomike. Mungesat në strukturat institucionale janë vënë në pah. Kemi parë rritje të pabarazisë. Rreth 45 për qind e popullatës nuk kanë qasje në të drejtën shëndetësore në botë. Kosova dhe populli i saj nuk janë kursyer nga efektet e pandemisë. Kriza ka goditur ata që kishin vështirësi për të ia dal mbanë. Kjo iniciativë do tu ofroj mbështetje atyre që jetojnë në varfëri. Kjo është në thelb përpjekje me vëmendje të veçantë te gratë dhe te vajzat pra tu ofrojmë ndihmë atyre që janë në gjendje më të cenueshme. Do të punojmë ngushtë më kolegët nga OKB dhe ministria e Financave dhe partnerëve tjerë. E falënderoj Zyrën e BE për besimin që të kryej këtë punë UNDP”, ka thënë ajo.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai ka deklaruar se  kjo ministri do të vazhdojë përkushtimin për të tilla nisma.

Murati ka thënë se rritja e çmimeve të produkteve gjatë pandemisë e ka rritur edhe më shumë barrën e familjeve në nevojë.  “E vlerësojmë këtë projekt për lehtësimin e barrës së familjeve në nevojë dhe përgatitjen e personave social. Pandemia ka ndikuar në rritjen çmimeve në artikujt ushqimor që ka rritur edhe më shumë barrën e familjeve bë nevojë. Përkushtimi ynë do të vazhdojë”, ka deklaruar Murati.

Blerim Shabani nga Qendra Sociale në Prishtinë është njëri nga zyrtarët që ka pranuar kuponin për këto familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se personi me inicialet…