Bedinaj: Lëreni Vlorën të qetë, boll e dëmtuat çdo sezon!

12 korrik 2022 | 15:14

Pas shkrimeve në medie të ndryshme korriku e gjene Vlorën të zbrazët, plazhet janë të boshatisura nga pushuesit si dhe nata në hotelet e Vlorës kushton 250 €uro, ka reaguar Kreu i Turizmit të Vlorës, Vasil Bedinaj.

Bedinaj përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kërkuar nga mediat që ta lënë të qenë Vlorën sepse për çdo sezon ajo sulmohet vetëm e vetëm që mos të ketë vizitor e pushues. Po ashtu Bedinaj ka bërë të dituar se hotelet e Vlorës gjatë hapjes së sezonës kanë ofruar paketa promocionale me zbritje prej -20% të çmimit normal. Po ashtu kreu i turizmit ka thënë se çmimet janë sipas kategorizimeve dhe standardeve ndërsa ka marr shembuj hotelet “New York-un” dhe Regina City e Kraal Hotel-in që çmimet sillen nga 60 deri 70 €uro nata e që në mesatare i bien 65 € për natë.

Regimi i plotë i kreut të turizmit të Vlorës, Vasil Bedinaj:

Lërini Vlorën të qetë, boll e dëmtuat sezon më sezon!

Nuk ka hotele me 250 euro/ nata, sigurisht që ka kategorizime dhe standarde!

Por ama po ju jap disa shembuj, Hotel New York- 60 euro / nata , Regina City dhe Kraal Hotel 70 euro/ nata etj etj. Mesatarja 65 euro/ nata.

Më shqetëson dashakeqësia më të cilin trajtohet qyteti, ne kemi dalë së fundmi me paketa promocionale -20% të çmimit normal.  Kjo për të mbuluar krizën dhe mungesën e politikave për të ndihmuar sektorin.

Pse askush nuk flet kur kg i mishit në Turqi kushton 3 $ ndërsa të ne 1100 lekë por çmimet i duam si në Turqi…?!

Pse nuk flet askush për biletat e transportit detar dhe ajrorë nga 100 euro/person për  lundrim e skandaloze për fluturimet?

Pse nuk flet askush për karburantin dhe gazin?

Nëse dëshironi turizëm si Evropa, duhet të kemi shtet me politika si Evropa, nëse nuk na ndihmoni dot, na bëni një nder të paktën: ” Mos na bini në qafë, se s’jua kemi borxh”!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lobisti Mark MacGann ka dalë të hënën si sinjalizuesi që…