Bedri Hamza, vizitën e parë si kryetar e bëri tek varrezat e dëshmorëve në Shipol

26 nëntor 2021 | 14:31

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, vizitën e parë si kryetar i kësaj komune e ka bërë tek varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Hamza, i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij ka bërë homazhe dhe ka vendosur  buqeta me lule të freskëta tek varrezat e dëshmorëve, duke nderuar kështu të rënët dhe martirët e luftës.

Në këtë vizitë, kryetari Bedri Hamza, ka potencuar se pikërisht në këtë vend ka filluar edhe fushatën e tij zgjedhore dhe me marrjen e detyrës si kryetar i komunës së Mitrovicës e ndjeu obligim të nderoj të gjithë dëshmorët të cilët janë themel i lirisë dhe shtet ndërtimit.

Më tutje, kryetari Hamza tha se përulet para veprës së lavdishme të dëshmorëve të kombit të cilët janë sakrifica dhe krenaria e gjithë shqiptarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Shqipëria e kanë konkretizuar bashkëpunimin në sektorin e…