BEDRI ISLAMI PËR ALI AHMETIN E ALBIN KURTIN DHE TË TJERËT

24 mars 2023 | 23:49

Ismet Sylejmani

(Komenti në shkrimin tim: “ TAKIMI I ALI AHMETI – ALBIN KURTI ORË E MADHE E HISTORISË”, të datës 21 Mars 2023, është komenti i gazetarit të famshëm të “Zërit të Popullit” e të Kryetarit legjendë të Lëvizjes Popullore të Kosovës – LPK, të kohës së luftës të UÇK-së, atdhetarit e patriotit të madh nga Shkodra, shkrimtarit e publicistit të shquar Bedri Zenel Islami).

BEDRI ISLAMI

!…Përgjithsisht, takimet mes liderëve të njohur në trojet shqiptare duhet të jenë të zakonshme dhe normale.
Edhe kur para tyre nuk ka ngjarje madhore, si kjo që njihet si Marrëveshja e Ohrit, në të cilën, aq sa ka enigma, ka edhe të vërteta.
Takimi mes Ali Ahmetit dhe Albin Kurtit më kujtoi një kohë të shkuar, jo edhe aq të herëshme.
Kurti, shefi i qeverisë së Kosovës, vite më parë, ashtu si ka ndodhur edhe me të tjerë para tij e pas tij, u shfaq si kundërshtar i Ali Ahmetit dhe i BDI-së, duke u bërë pjesë e një fushate politike, ku nuk kishte pse të ishte pjesë.
Tani, si është shfaqur në foton e sipërme, ata janë në krahët e njëri tjetrit dhe, mua, përsonalisht, më gëzon ky fakt.
Kjo nuk ka ndodhur vetëm me Kurtin.
Ali Ahmetin, në momente të veçanta, nganjëherë të rëndësishme, e kanë sulmuar politikisht e jo vetëm politikisht, thuajse të gjithë.
E kanë sulmuar, por në fund i janë falur atij.
Duke qenë një figurë e njohur politike, që i ka fituar të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut, Ai, Ali Ahmeti, ka në vete brumin e njeriut politik të veçantë, i cili nuk rrëmbehet nga pasionet e çastit dhe as nuk tronditet nga zhurmat rreth tij.
Kam qenë disa herë në vorbullën e asaj që ka ndodhur dhe kam admiruar qetësinë e tij, mbi të gjitha, një sens të veçantë të politikës, që nuk gjendet në liderët e tjerë, mos zemërimin, përmbajtjen dhe kohën, si udha nga e cila kalon politika.
Të kesh gjakftohtësinë e duhur, në momentet e veçanta është tipari më i rëndësishëm i një lideri, aq më tepër në trojet ballkanike.
Nuk gjykoj Kurtin për pozicionin e dikurshëm, vlerësoj Kurtin për qëndrimin e tanishëm.
Është e vështirë të jesh lideri i rrugëtimit njerëzor, e , po aq e vështirë të dëshmosh se je vizionar i vërtetë.
Ali Ahmeti është i tillë.
Në vizionin e njeriut të së djeshmes, së tashmes dhe të ardhmes së kombit është portreti i Ali Ahmetit.
Ai që ka qenë, ai që është edhe në foton e mësipërme.
I vërteti që nuk zhbëhet, por që ka bërë pjesë themelore të historisë shqiptare, në të gjitha trojet.
Edhe ata që tani mendojnë se përmes një grupi mund t’i venë zjarin vizionit janë të gabuar.
Jo shumë larg do i shoh në krahët e liderit të tyre, porta e të cilit, edhe kur duket e kyçur, ka gjithnjë një portë të hapur…”!

Faleminderit Baca Bedri Islami, për komentin që e keni bërë në shkrimin tim të postuar në facebook!

Prishtinë, 24 Mars 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U luajtën mbrëmjen e sotme 7 sfidat e vlefshme për…