EURO 2024, KUALIFIKUESET/ Franca luan “poker” ndaj Holandës! Lukaku shënon tre gola para syve të Ibrës, Çekia i jep leksion Polonisë! Ja të gjitha rezultatet

24 mars 2023 | 23:14

U luajtën mbrëmjen e sotme 7 sfidat e vlefshme për kualifikueset e Europianit, teksa u shënuan plot 23 gola. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte te supersfida mes Francës dhe Holandës që përfundoi me rezultatin 4-0. Ndërkohë që duele interesante ishin dhe ato mes Çekisë dhe Polonisë, dy skuadra rivale të Shqipërisë. Vendasit çekë i dhanë një “leksion” polakëve të Levandovskit duke i mposhtur me rezultatin 3-1, ndërkohë që Belgjika mposhtu Suedinë e Ibrës me rezultatin 0-3, të 3 golat për kombëtaren e Tedeskos u shënuan nga Lukaku.

Në duelet e tjera, Austria, Greqia dhe Serbia bënë detyrën duke fituar pa probleme. Dueli i vetëm i mbyllur në barazim ishte ai mes Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Edhe këto dy skuadra bëjnë pjesë në grupin e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj e ka mposhtur boksierin serb…