Begaj, senatorëve amerikanë: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ndikim pozitiv për sigurinë e Ballkanit

23 maj 2023 | 14:08

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur të martën në takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët ndodhën për vizitë në shtetin shqiptar, në kuadër të një turi rajonal.

Ata shoqëroheshin në këtë takim nga ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Me këtë rast, presidenti Begaj ka përshëndetur vizitën e dy senatorëve amerikanë dhe ka vlerësuar vëmendjen dhe interesin në rritje të Kongresit Amerikan për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, vizitat e shumta kohët e fundit, jo vetëm nga zyrtarë të administratës amerikane të ngarkuar me Ballkanin Perëndimor, por edhe të përfaqësuesve të dy dhomave të Kongresit, janë shprehja më e mirë e kësaj vëmendje në rritje.

Më tutje, Begaj, ka vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara mbeten partneri kryesor strategjik dhe miku e aleati më i madh i tyre”.

Ndërsa, duke iu referuar dialogut Kosovë-Serbi, presidenti Begaj, ka nënvizuar nevojën e përkthimit të dakordësimit publik të Ohrit në mes të palëve në një marrëveshje të detyrueshme ligjore e të njohur ndërkombëtarisht.

“Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke do të kishte një ndikim shumë pozitiv për sigurinë dhe progresin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Begaj.

ti Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në…