Behgjet Pacolli prezanton Gent Begollin

03 shtator 2019 | 20:44

Ish-kryeshef i Telekomit, Gent Begolli, i cili ishte pjesë e AAK-së, sot ka kaluar në AKR.

Begolli u mirëprit në partinë e re, nga kryetari i kësaj partie, Behxhet Pacolli dhe anëtarët e tjerë, përmes një ceremonie të mbajtur në Sallën e Kuqe në Prishtinë, ku u panë edhe simpatizantë të këtij subjekti politik.

Me këtë rast Pacolli falenderoi të pranishmit, derisa tha ndër të tjera se po e ndjen veten krenar që po AKR-së po i bashkohet edhe gjenerata e re.

“Kemi një rini të mrekullueshme, rinia e Kosovës është rinia më shpirtpastër, më me fuqi positive, prandaj dëshiroi t’ju them iu priftë e mbara dhe të ecim së bashku. Ardhja e Gent Begollit është fantastike dhe një risi për ne dhe AKR është e hapur për energji pozitive dhe i dëshiroj punë të mbarë Gentit”.

Kujtojmë që Begolli ka qenë edhe drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e parë të Shpend Ahmetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillon një tubim…