Behgjet Pacolli tregon si u njoh me Naim Murselin dhe si e emëroi këshilltar

02 dhjetor 2023 | 21:32

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur rreth njohjes së tij me Naim Murselin. Pacolli tha se me Murselin janë njohur prej vitesh, teksa tha se është pjesë e stafit të tij që nga koha kur ai ishte adoleshent.

Pacolli tutje tha se Murseli ka qenë pjesë e përcjelljes së mysafirëve që ai i ka pritur në MPJ.

“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte përjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019. Gjatë mandatit tim si MPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpunëtor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj, ka folur pas…