Behrami: Vendimi për ndarje ishte i përbashkët

07 tetor 2019 | 12:21

Ka zgjatur më pak se 3 muaj përvoja e Valon Behramit te Sioni në Superligën e Zvicrës. Futbollisti shqiptar, që deri pak kohë më parë përfaqësonte Zvicrën në rang kombëtaresh, ka prishur marrëveshjen me klubin.

34-vjeçari nuk i ka bërë të qarta arsyet, por ka treguar se të dyja palët kanë rënë dakord për të mos e vazhduar bashkëpunimin. 34-vjeçari nuk i ka bërë të qarta arsyet, por ka treguar se të dyja palët kanë rënë dakord për të mos e vazhduar bashkëpunimin.

“Historia jonë nisi mirë, por arsye të ndryshme sollën situatën aktuale. Në fund vendosëm të thoshim lamtumirë në mënyrën më të mirë të mundshme, vendimi ishte i përbashkët”, ka thënë Behrami.

Kujtojmë që ish-futbollisti Udineses, Napolit, Lazios, Genoas dhe Veronas në kampionatin italian në këtë sezon ishte aktivizuar në vetëm 4 takime në Superligën e Zvicrës për një total prej 301 minutash.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…