Bëhuni pjesë e dëgjimeve buxhetore të komunës së Skenderajt

22 korrik 2018 | 11:27

Komuna e Skenderajt njofton qytetarët e saj se do të fillojë me dëgjimin publik buxhetor me qytetarët.

Njoftimi i plotë: 

Të nderuar qytetarë,

Konform Ligjit Mbi Menaxhimin e Financave Publike si dhe Qarkoreve Buxhetore 2019/01, të lëshuara nga Ministria e Financave, ju njoftojmë se nga data 23.07.2018 deri me datën 15.08.2018, nën patronatin e Komunës së Skenderajt do të organizohet seria e dëgjimeve buxhetore me publikun për planifikimin e buxhetit për vitin 2019 dhe vlerësimet për vitet 2020-2021 në të gjitha bashkësitë lokale të Komunës.

Komuna e Skenderajt fton të gjithë qytetarët e interesuar që t’i përgjigjen këtyre dëgjimeve, sepse aty shqyrtohen kërkesat dhe prioritetet  e investimeve gjatë planifikimit të buxhetit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës shpreh shqetësim për situatën e sigurisë dhe…