Bejta: Koncepti 100% shtet nuk do ta lë askënd të përjashtuar

22 shtator 2019 | 18:10

Disa kandidatë per deputetë nga rradhët e koalicionit AAK-PSD sot vizituan fshatin Zllash, i njohur si zona e brigadës 153 të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kandidatja për deputete nga AAK, Fiknete Bejta në një postim në Facebook tregoi për bukuritë e fshatit dhe hallet e shfaqura nga banorët e fshatit në fjalë.

“Koncepti 100% shtet nuk do ta lë askënd të përjashtuar. Edhe Zlashi do ta marrë pjesën që e meriton me Kryeministrin Haradinaj në Qeveri” ka shkruar ndër tjerash Bejta.

Fiknete Bejta është kandidate për deputete në listën e koalicionit AAK-PSD dhe mban numrin 54 në këtë listë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa e Pejës e ka fituar derbin e Rrafshit të…