Bekim Jashari: Ëndrra për ushtrinë, presim së shpejti të realizohet

06 mars 21:12

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka mirëpritur gradimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Jashari është shprehur se ëndrra e tyre për ushtrinë, pret që së shpejti të realizohet.

Ai është shprehur se djemtë e vajzat me përgatitjen ushtarake po e bëjnë krenar me të arriturat e tyre.

Postimi i plotë në “Facebook”:

Gradimi i sotëm nga Presidenti Thaçi për Bashkim Jasharin, Zymer Halimin, Enver Cikaqin, Ryfete Spahiun, Naim Hazirin, Xhevahir Gecin, Fadil Hadërgjonaj dhe Skënder Zhitinë, janë me vlerë e peshë të veçantë, sepse u bënë në datën e ditës së shënuar, të Epopesë së UÇK-së, 20 vjetorit të Marsit legjendar.

Ëndrra jonë për ushtrinë tonë, presim së shpejti të realizohet. Mrekullia e djemve e vajzave tona me përgatitjen e tyre ushtarake po na bëjnë çdo ditë krenar me të arriturat e tyre. Ata, do të përcjellin traditën më të ndritur të të parëve tanë, duke siguruar paqen, sigurinë dhe lirinë tonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Boris Bertonieciel, ka vizituar Aleancën…