Bekim Jashari, falënderues ndaj ShBA-së dhe NATO-s për intervenimin në Kosovë

24 mars 2019 | 15:56

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar 21-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit” dhe 20-vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovës.

Ai ka thënë se është falënderuar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe shteteve tjera të NATO-s për intervenimin ushtarak në Kosovë.

“24 marsi, kujtim për vendosshmërinë e UÇK-së dhe fillimin e sulmeve ajrore ndaj Serbisë. Me nderime e mirënjohje të thellë kujtojmë të gjithë dëshmorët në 21-vjetorin e Betejës së Dukagjinit. Falënderues ndaj SHBA-së dhe shteteve aleate të NATO-s, në 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve mbi caqet serbe. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e Dukagjinit! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që…