Bekim Jashari: Mësuesi Halit Geci do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë heroike

26 nëntor 13:57

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar mësuesin Halit Geci, i cili është vrarë 21 vite më parë nga forcat serbe.

Jashari ka thënë se kanë kaluar më shumë se dy dekada nga vrasja e tij, e do të kalojnë edhe shekuj, por mësuesi Halit Geci do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë heroike.

“Kaluan më shumë se dy dekada nga vrasja e tij, e do të kalojnë edhe shekuj, por mësuesi Halit Geci do të mbetet gjithmonë në mendjet tona, në kujtesën heroike, për veprën e tij të palodhshme që nën terrorin e asaj kohe të edukonte nxënësit e tij. Ngjarja e 21 viteve më parë, të aksionit të ndërmarrë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndaj makinerisë vrastare serbe të asaj kohe dhe vrasja e mësuesit Halit, janë të freskëta në kujtesën tonë kolektive. Varrimi i tij ishte i bujshëm, pasi do të shënonte në histori momentin e daljes për herë të parë në publik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Jashari  në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai është zotuar se do të punojë për një arsim më të mirë, më cilësor, në mënyrë që nxënësit të arsimohen dhe t’i shërbejnë vendit.

“Sot, në Shkollën Fillore ‘Halit Geci’ në Llaushë, në praninë e nxënësve, prindërve, kolektivit të shkollës, ish komandantit të Brigadës 112 të UÇK-së, Jetullah Geci, e gjeneralit të FSK-së, Xhevahir Geci, duke shënuar ditën e shkollës, kemi kujtuar edhe mësuesin e urtë Halit Geci. Do të punojmë se bashku më shumë për një arsim më të mirë, më cilësor, që nxënësve t’u krijojmë kushte të përshtatshme të mësimit, në mënyrë që pasi të jenë arsimuar, t’i shërbejnë vendit tonë të dashur. Bekuar qoftë emri yt, mësues Halit!”, ka thënë theksuar Jashari.

Fotografia e Bekim Hamëz JashariFotografia e Bekim Hamëz JashariFotografia e Bekim Hamëz JashariFotografia e Bekim Hamëz Jashari/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisori i njohur italian sot ka ndërruar jetë. Ai ishte…