Bekim Jashari: Spektri politik në Kosovë duhet të jetë unik përballë Serbisë

02 janar 2019 | 19:16

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një kolumne të shkruar për gazetën “Epoka e re” për numrin festiv, me titull “Kosova para vendimeve të mëdha”, ka bërë thirrje për unifikim të spektrit politik sa i përket fazës së fundit të dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se i gjithë spektri politik në Kosovë dhe populli i saj duhet të jenë unikë më shumë se kurrë, përballë Serbisë.

“Vendimi përfundimtar për arritjen e marrëveshjes me Serbinë do të jetë i vështirë. Në këtë rrafsh, i gjithë spektri politik në Kosovë dhe populli i saj duhet të jenë unikë më shumë se kurrë, përballë Serbisë, si lojtare dominuese në rajon, të cilën Bashkimi Evropian (BE), mbase për shkak përpjekjeve për të mos lënë hapësirë për ndikim të Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit, e ka shpërblyer më shumë karshi Kosovës”, ka thënë Bekim Jashari.

Ai ka thënë se Kosova para vetës ka shumë punë.

“Ne si shtet ende po vuajmë nga mosliberalizimi i vizave, të izoluar si në kafaz! Me gjithë vlerësimin për angazhimin e shteteve mike të Kosovës, për mbështetjen e tyre për ta forcuar shtetin e Kosovës, Bashkimi Evropian (BE), që edhe kishte deklaruar për përmbushje të kritereve për liberalizim, sikur ka kryer eksperimente me ne në këtë aspekt. Megjithatë, si shtet kemi shumë punë që t’i rregullojmë punët e brendshme, ta forcojmë edhe më shumë Kosovën, ekonominë e saj, të krijojmë mundësi për investime nga jashtë, të angazhohemi më shumë për zbutje të papunësisë, për hapje të fabrikave dhe ta avancojmë inkuadrimin për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE) dhe në institucione të tjera ndërkombëtare shumë të rëndësishme për të ardhmen e shtetit tonë”, ka thënë Jashari.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jakup Krasniqi “Puna, burim i pasurisë kombëtare”! / Adam…