Bekim Jashari takon banorët e Burojës, shpalos programin zhvillimor për Skenderajn

11 tetor 2021 | 23:06

Kryetari aktual i Skenderajt dhe njëherësh kandidat edhe për një mandat të ri, Bekim Jashari, ka takuar banorët e fshatit Burojë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ka marrë mbështetje nga Buroja për mbrojtjen e vlerave historike dhe luftës sonë heroike.

“Mbështetje për punën tonë 4 vjeçare dhe programin zhvillimor për mandatin e dytë qeverisës”, ka shkruar Bekim Jashari.

Postimi i plotë i tij:

Mbështetje nga Buroja për mbrojtjen e vlerave historike dhe luftës sonë heroike,
Mbështetje për punën tonë 4 vjeçare dhe programin zhvillimor për mandatin e dytë qeverisës.
Ujë, rrugë, kanalizim, trotuar, ndriçim publik, çerdhe, fusha sportive e punësim për bashkësinë lokale të Turiqecit.
Faleminderit Burojës dhe fshatrave përreth!
#idealpërskenderaj #ideal113

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së, Fadil…