Bekim Shotani, pasardhës i Bylbyl Sokolit te Llapi

19 tetor 2018 | 12:09

Bekim Shotani është trajner i ri i skuadrës së Llapit. Njoftimi për marrëveshjen me trajnerin Shotani e ka bërë faqja zyrtare e skuadrës nga Podujeva.

“Pas marrëveshjes në mes drejtuesve dhe trajnerit nga sot Bekim Shotani do ta udhëheq skuadrën në vazhdën e kampionatit. Ai do ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit Fadil Ademi, Driton Rrahmani, Ardian Sallahu e Bekim Mulliqi, ndërsa sot Shotani iu bashkua futbollistëve në stërvitjen e parë të cilët i dëshiruan mirëseardhje dhe suksese të përbashkëta në vazhdim”, thuhet në njoftimin e KF Llapi.

Skuadra e Llapit në këtë edicion është drejtuar nga Bylbyl Sokoli, i cili pas shumë mosmarrëveshjes me drejtuesit e klubit është shkarkuar. Në anën tjetër Bekim Shotani e ka drejtuar skuadrën e Ballkanit, por pas disa rezultateve jo të mira ka dhënë dorëheqje.

Fotografia e K.F. Llapi

Fotografia e K.F. Llapi

Fotografia e K.F. Llapi

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kendall Jenner ka sulmuar mediet e famshme për botimin e…