Bekim Shyti viziton drejtorin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Mitrovicë, ish-bashkëluftëtarin Maxhuni

06 janar 2022 | 21:54

Ish-ushtaraku i lartë i UÇK-së, Bekim Shyti, ka vizituar bashkëluftëtarin Bahtir Maxhuni, i cili është emëruar Drejtor i Mbrojtjes dhe Shpetimit në komunën e Mitrovicës, nga kryetari i komunës, Bedri Hamza.

Shyti me bashkëluftëtar i kanë uruar ish- bashkëluftëtarit të tyre, Bahtir Maxhunit detyrën e re me mjaft pëgjegjësi, në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës.

Ndërsa drejtori Maxhuni i ka falënderuar bashkëluftëtarët për vizitën dhe u ka premtuar se do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim partie.

“Shoqëria është i vetmi pasion që nuk zvogëlohet as me kalimin e viteve, andaj këta shok janë të tillë.

Bashkë në luftën e UÇK-së, po ashtu bashkë edhe në paqe. Unë e vlerësoj respektin, mirësinë dhe mbështetjen tuaj!

Faleminderit shume për vizitën që ma bëtë sot”, ka thënë ndër tjera Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i burgosuri politik, deputeti i disa legjislaturave të Kuvendit…