Belgjika mbështet Kosovën në agjendën evropiane

24 janar 2018 | 14:32

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka pritur në takim shefin e Zyrës së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Në këtë takim është biseduar për hapat që ka ndërmarrë Kosova në kuadër të agjendës për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Sefaj e ka njoftuar shefin e Zyrës belge për progresin që Qeveria e Kosovës e ka arritur në përmbushjen e masave të parapara në kuadër të planit kombëtar për zbatimin e MSA-së.

Sefaj e ka falënderuar Serviasin për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës, sidomos në përkrahjen e ofruar në përpjekjet për anëtarësim në Interpol dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me Europol-in.

Ndërsa Jean-Louis Servais, ka premtuar përkrahjen e mëtejme të Belgjikës, rreth përpjekjes që po bëjnë institucionet e vendit në përmbushjen e obligimeve që çojnë përpara agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, kompania…