Belgjika në gjysmëfinale, çon në shtëpi Brazilin

06 korrik 22:04

Brazili është përshëndetur nga Botërori “Rusia 2018”, duke humbur çerekfinalen kundër Belgjikës, 1-2.

“Djajtë e Kuq” ishin mjaft efikas në këtë takim, duke konkretizuar dy nga tre goditjet brenda kornizës së portës, transmeton Koha.net.

Në minutën e 13 ishte një autogol nga Fernandinho që i dha epërsinë Belgjikës.

Kurse epërsinë për “Djajtë e Kuq” e dyfishoi Kevin De Bruyne me një goditje të fuqishme në minutën e 31 pas asistimit nga Lukaku.

Në pjesën e dytë Brazili arriti ta ngushtojë epërsinë përmes Augustos, që shënoi në minutën e 76 pas asistimit nga Coutinho, por kjo ishe e tëra që bëri kombëtarja braziliane.

Një nga më meritorët për kualifikimin e Belgjikës në gjysmëfinale ishte portieri i Chelseat, Courtois.

Në gjysmëfinale Belgjika përballet me Francën, që sot eliminoi Uruguain.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë ekzekutuar 7 autorët e sulmit terrorist me gaz sarin…