Belgjika në kërkim të trajnerit, mes kandidatëve edhe Pirlo

10 janar 2023 | 15:32

Pas dështimit në Kupën e Botës, Belgjika mund të mbështetet te Andrea Pirlo për të rifilluar.

Emri i trajnerit italian, në fakt, do të ishte në listën e ngushtë të federatës belge për të zëvendësuar boshllëkun që la Roberto Martinez i cili pas dorëheqjes u bashkua me kombëtaren e Portugalisë.

Ish-tekniku i Juventus është në krye të Faith Karagumruk, një ekip në vendin e dhjetë në Super Ligën Turke.

Sipas raportimeve nga “Het Laatste Nieuws, Pirlo do të ishte në garë me ish-yllin e Arsenalit, Thierry Henry, ndihmës trajneri i Martinez te Belgjika, të cilin disa senatorë të ekipit kombëtar si Toby Alderweireld dhe Romelu Lukaku e kanë përcaktuar si zgjidhje përfundimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mitrovica po vazhdon të përballet me mungesë të furnizimit të…