Belgjika regjistron fitoren e dytë, Danimarka humbjen

17 qershor 2021 | 19:59

Belgjika e ka regjistruar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian, pasi e mposhti Danimarkën me rezultat 2-1.

Ndeshjen me mirë e nisën danezët që kaluan në epërsi në minutën e dytë, me golin e shënuar nga Yussuf Poulsen. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, kurse në pjesën e dytë më të mirë ishin belgët që shënuan dy gola. Në minutën e 55-të, Thorgan Hazard e barazoi rezultatin në 1-1.

N minutën e 71-të, Kevin De Bruyne realizoi një gol fantastik për rezultatin 1-2.

Nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja në mes Holandës dhe Austrisë. Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin C.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë të…