“Belle” Resort bëhet anëtar i OHTK-së

24 janar 2024 | 21:16

Restorti “Belle” në Belle të Deçanit është bërë anëtare e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës. “Belle” Resort me të drejtë është vlerësuar nga ata që e kanë vizituar si ikona e turizmit në Ballkan dhe Evropë dhe si vendi ideal për të kaluar pushimet. “Belle” Resort me kushtet bashkëkohore, ushqimin tradicional dhe peisazhet përrallore u ofron mysafirëve ambientin më të mirë për të pushuar. Mikpritja është virtyti që e dallon secilin në “Belle” Resort. Fytyrat e buzëqeshura, ambienti i ngrohtë, ushqimi cilësor janë vetëm disa nga karakteristikat që ju bëjnë që të ktheheni sërish në “Belle”. Bjeshka e Belles është një vend mahnitës për ecje gjatë të gjitha stinëve të vitit e sidomos gjatë dimrit. Në fund të ecjes, relaksimi në “Belle” Resort, duke shijuar ushqimet tradicionale është ajo çka ju duhet për të përfunduar këtë aventurë tuaj. “Belle” Resort në Belle të Deçanit është vend i jashtëzakonshëm i bukurive të rralla natyrore. Në “Belle” secili vizitor e gjen rehatinë dhe komoditetin që meriton. Nëse e vlerësoni vetën dhe shëndetin tuaj ju duhet patjetër të kaloni kohë në “Belle” Resort. Aty të zgjatet jeta, do të bindesh vet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së…