Bellinghami njëjtë si Ronaldo në 10 ndeshjet e para me Realin

08 tetor 2023 | 14:22

Cristiano Ronaldo deri dje mbante një rekord te Real Madridi duke shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e para.

Megjithatë, këtë epitet ia ka barazuar galaktiku i radhës i “Los Blancos”, Jude Bellingham, i cili thjesht është duke u parë se është gatuar për këtë klub.

Futbollisti anglez ka realizuar dy gola të bukur ndaj Ossusanas, duke e barazuar portugezin për gola te Real Madridi, në kuadër të 10 ndeshjeve të para.

Ai është transferuar në “Santiago Bernabeu” këtë verë për 100 milionë euro nga Borussia Dortmundi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vinicius Jr ishte përsëri njëri nga protagonistët e fitores së…