Bellinghami rrezikon ndeshjen e Ligës së Kampionëve

06 nëntor 2023 | 16:59

Alarm te skuadra e Real Madrid pas dëmtimit të mesfushorit britanik Jude Bellingham, në ndeshjen që “Los Blancos” barazuan pa gola ndaj Rayo Vallecano në kampionat.

Lojtari luajti për 90 minuta, por pësoi një dëmtim në shpatull, që ka vënë në ankth trajneri Ancelotti dhe stafin mjekësor. “Nuk e di nëse do të jetë në dispozicion ditën e mërkurë në Ligën e Kampionëve”, tha trajneri italian.

Sot lojtari pritet t’i nënshtrohet disa analizave më të detajuara për të kuptuar shpallën e dëmtimit, por ka gjasa që sfidën e radhës ai të mos aktivizohet. Real Madrid do të luajë ndaj Braga në Ligën e Kampionëve ditën e mërkurë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka…