Beniada konfirmon pa dashje lidhjen e Megit me futbollistin e njohur: Bobo do na rrahë

28 qershor 2022 | 14:33

Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi po përfliten prej ditësh për një lidhje. Fotot e tyre nga pushimet ndezën dyshimet se mes tyre ka lindur diçka dhe mesa duket një lloj konfirmimi ka ardhur nga Beniada Nishani, e cila është prej javësh anëtare jurie në “He/She’s on Top”, me Megi Pojanin.

Gjatë puntatës së fundit të “Procesit sportiv”, Beniada u pyet nga Edi Manushi nëse ka folur me Megin në lidhje me këto lajme që qarkullojnë dhe Beniada tha fillimisht “jo”, por më pas vijoi duke shtuar se ajo dhe futbollisti janë “çifti shumë i bukur”, duke konfirmuar padashje lidhjen e tyre.

Biseda:

Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?

Beniada: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.

Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!

Beniada: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…