Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, merren masa ndaj shoferëve

12 mars 2024 | 13:07

Policia në Gjakovë dje ka identifikuar dhe ndalur katër automjete në rrugët “Adem Jashari” dhe “Bujar Roka”, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin ndaj tyre janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor.

Po ashtu, policia ka njoftuar se ata kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dayot Upamecano kohët e fundit është kritikuar për paraqitjet e…