Benzema, afër rinovimit të kontratës me Realin

09 tetor 2019 | 15:51

Sulmuesi i Francës, Karim Benzema, pritet ta vazhdojë kontratën me Real Madridin deri në vitin 2022.

Lajmi është bërë me dije nga gazeta spanjolle e sportit “Marca”, sipas së cilës, sulmuesi francez do të fitojë 11 milionë euro në vit.

Ndryshe, Benzema është në formën më të mirë të karrierës në dy sezonet e fundit qëkur Ronaldo u largua nga Reali. Sezonin e kaluar ai shënoi 30 gola në të gjitha garat dhe gjashtë tashmë. Benzema erdhi te Reali më 2009 dhe shënoi 154 gola.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtari i Kryesisë,…