Benzema arrin marrëveshje me Al-Ittihad

05 qershor 2023 | 12:00

Sulmuesi Karim Benzema raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin nga Arabia Saudite, Al-Ittihad. Ishte eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që raporton se tashmë marrëveshja mes dy palëve është arritur.

Sulmuesi francez do ta vazhdojë karrierën në Saudi Pro League, ku do t’i bashkohet kampionit, Al-Ittihad.

Benzema të dielën u zyrtarizua se nuk do të vazhdojë me Realin, ku kishte korrur suksese të jashtëzakonshme. Te Al-Ittihad Benzema raportohet se do të përfitojë rreth 100 milionë euro në vit, plus disa benefite tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria indiane për Hekurudha, ka rekomanduar që agjencia kryesore e…