Benzema: Kisha emocione, më kishte munguar kombëtarja

03 qershor 2021 | 11:35

Didier Deschamps rikthehu sulmuesin Karim Benzema te përfaqësuesja e Francës pas 6 vitesh përjashtim dhe e hodhi nga minuta e parë në miqësoren ndaj Uellsit, e fituar me rezultatin e pastër 3-0 nga “gjelat”.

Sulmuesi i Realit të Madridit pati një mundësi të artë shënimi, por gaboi nga pika e penalltisë, ndërsa në fund të ndeshjes nuk i fshehu emocionet e rikthimit në përfaqësuesen franceze.

“Isha i mbushur me emocion, krenari, gëzim e dëshirë për të bërë mirë në fushë. Mund të shënoja, por futbolli është i tillë, ndaj rëndësi ka të krijohen raste dhe të fiton skuadra. Më kishte munguar shumë grumbullimi me kombëtaren dhe tani dua të tregoj sa vlej”, ka deklaruar Benzema.

Sulmuesi nuk u grumbullua te Franca për plot 6 vite, pas një historie shantazhi me fantazistin francez Valbuena, që detyroi trajnerin Deschamps të marrë vendimin drastik të përjashtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në vendin e…