Benzema mund të ftohet nga Franca për Kampionatin Evropian

18 maj 2021 | 12:45

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema pas shumë viteve mund të ftohet për Kampionatin Evropianin 2020.

Sulmuesi u pezullua nga Kombëtarja e Francës pas një skandali ndaj bashkëkombësit, derisa trajneri Didier Deschamps vendosi të mos e ftojë më asnjëherë.

Sipas “L’Equipe”, Deschamps është duke konsideruar ta ftojë Benzeman, që është duke kaluar në super formë te gjiganti spanjoll.

Benzema është ndër qendërsulmuesit më të mirë në botë dhe me formën momentale tregon se është përforcimi i duhur për Francën para “Euro 2020”.

Ndërkohë, pas disa javëve do bëhet zyrtare lista e Francës, ku ndoshta do këtë befasi edhe pse Deschamps në konferencë për media kishte thënë se nuk është ‘babagjyshi’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të…