Benzema refuzon një ofertë nga Arabia Saudite

10 prill 2023 | 10:32

Real Madrid duket i dorëzuar në garën për titull në La Liga, humbja e fundit e pësuar në “Bernabeu” përballë Villarreal e vërteton këtë, ekipi i Ancelottit nuk e kishte motivimin e duhur. Pavarësisht disfatës 2-3 në shtëpi, dhe minus 12 pikë nga Barcelona kryesuese, Real Madrid mbetet në garë me kohë të plotë për dy trofetë e tjerë sezonal, Champions dhe Kupë.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Realit po planifikojnë edhe sezonin e ri, ku me sa duket do të vijojnë t’i besojnë sulmit sërish “bomberit” francez, Karim Benzema. Gjithashtu edhe vullneti i lojtarit është të qëndrojë në Madrid edhe për një vit. Sipas “Marca”: Benzema u ka thënë “Jo” ofertës së fundit të ardhur nga Arabia Saudite.

Pavarësisht milionave në “pjatë”, Benzema i ka kthyer një përgjigje negative, duke shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Madrid edhe në sezonin e ri. Reali po planifikon prej kohësh një revolucion në shkallë të gjerë, por kjo pritet të ndodhë verën e vitin 2024, deri atëherë do t’i besojnë gardës së vjetër, të udhëhequr nga Benzema

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ORHAN PAMUK Në vitin 1826, pasi ushtria otomane kishte përjetuar…