Beogradi po vazhdon të dërgojë armë dhe municione në veri, po krijon tensione

06 nëntor 2022 | 08:56

Deputeti i LV-së, Haki Abazi, thotë se e gjithë kjo që po ndodh është një blof i Beogradit duke i detyruar serbët të largohen nga institucionet e Kosovës.

Abazi përmes një shkrimi në Facebook tha se ajo që është më brengosëse për situatën, është që Beogradi ka vazhduar të dërgojë armë dhe municion në veri të Kosovës duke krijuar situatë paniku dhe tensione.

Megjithatë, Abazi thotë se këto metoda të Beogradit kanë qenë edhe në vitet ’90, duke instumentalizuar serbët e Kroacisë por që, sipas tij, duhet kuptuar që është koha për paqe, normalitet e progres.

“Ajo që e bën brengosëse situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgoj armë dhe municion në veri të vendit tonë për të krijuar situatë paniku dhe tensione. Këto sjellje të Beogradit i kemi parë edhe në të ‘90 duke instrumentalizuar serbët e Kroacisë. Këto metoda manipulimi dhe orkestrimi nuk bëjnë punë dhe duhet kuptuar që koha është për paqe, normalitet dhe progres. Këtë e duan të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim!”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar në…